Lajme

Lidhjet e inspektorëve të arrestuar të ATK-së me partitë opozitare

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:05 / 10 January 2024

Policia e Krimeve Ekonomike sot arrestoi 12 zyrtarë të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) dhe një afarist.

Prokuroria ka njoftuar se 12 prej tyre janë zyrtarë të Administratës Tatimore të Kosovës dhe një tjetër, pronar i një biznesi. Këta zyrtarë dyshohet se kishin pranuar 23 fatura fiktive nga një biznesmen nga Prizreni, i cili kishte aplikuar për rimbursim nga TVSH. Faturat kishin vlerë 18 milionë euro ndërsa pretendohet se rimbursimi do të kapte vlerën 2,8 milionë euro.

Në bazë të gjetjeve të KosovaNews, të pakten tre inspektorë dalin të kenë pasur lidhje të forta me partitë që kanë qeverisur Kosovën përgjatë 20 viteve.

Nëpër llogaritë e tyre në rrjetet sociale, shihet qartazi se të arrestuarit e sotëm ishin simpatizantë të partive opozitare.

Njëri nga ta është Murteza Zeqiri, një nga shumë postime të tij lidhur me politikën, bie në sy fotografia me ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin.

Ndërkaq, sa i përket inspektorit tjetër, Masar Zejnullahu, nga postimet në profilin e tij në Facebook, shihet se i njëjti është simpatizant i Lidhjes Demokratike e Kosovës.

Përvec këtyre, edhe një tjetër inspektor që u arrestua sot, ishte mik i anëtarit të kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci dhe i Kadri Veselit.