Pjesëtarët e njësive speciale të Policisë së Kosovës, hetuesit e departamenteve të ndryshme e njësi të tjera të këtij institucioni të rendit dhe sigurisë u mblodhën dje sërish në sheshin “Skënderbeu”.
Ata protestuan në lidhje me kërkesat e tyre të kategorizimit të shtesave dhe rrezikshmërinë, e kësaj proteste i është bashkëngjitur edhe Sindikata e Policisë së Kosovës.
E prej protestës së parë janë ngritur debate të shumta për vetë protestën dhe kërkesat që po parashtrohen karshi Qeverisë së Kosovës.
Disa nga njohësit e çështjeve të sigurisë edhe me deklarata publike kanë shfaqur brengën, duke thënë se protestat e tilla nuk po mbahen në kohën e duhur për shkak të situatës së sigurisë në vend.
Mirëpo përveç kësaj në protesta shihet se kanë pasur ndikim edhe subjektet politike, respektivisht partitë opozitare, të cilat po përdorin militantët e saj për të krijuar gjendje jo të këndshme.
Fakti se politika është e përfshirë në protestë është paraqitja në rendin e parë të një zyrtari policor me emrin Avdi Hoti, i cili është edhe përkrahës i flaktë apo militant i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Zyrtari në fjalë, Avdi Hoti del të jetë krye e këmbë të Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK). Ai madje është aq i lidhur shumë me partinë opozitare LDK, sa thuajse nuk ka lënë takim e tubim që nuk ka shpërndarë në rrjetin social.
Edhe pse me ligj ndalohet që zyrtarët policor të përfshihen në politikë, kjo nuk e ka ndaluar Avdi Hotit që të futet në agjenda politike e të bëj fushatë në këtë rast për LDK-në.
Për më shumë shihni me fotografi se si zyrtari policor që i printe protestës para Qeverisë së Kosovës, ka lidhje të forta me LDK-në.






