Lajme

Limaj: Abdixhiku ka kapacitet për të ofruar një alternativë të re për Kosovën

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:16 / 29 October 2025

Kryetari i NISMA-s vlerëson udhëheqësin e LDK-së pas takimit të fundit, pa zbuluar detaje nga biseda.

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka vlerësuar homologun e tij nga LDK-ja, Lumir Abdixhiku, duke thënë se ai ka kapacitet të ofrojë një alternativë të re për vendin.

Komentet Limaj i bëri pas takimit të djeshëm me Abdixhikun, megjithëse të dy nuk zbuluan detaje të bisedës.

“Zotëri Abdixhiku, si personalitet dhe si kuadër, dhe duke parë atë që ka bërë deri tani, mendoj që ka kapacitete për t’i ofruar Kosovës një alternativë të re”, tha Limaj në emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës.

Ai shtoi se Abdixhiku dhe LDK-ja, me ekipin dhe traditën që kanë, dhe bazuar në bashkëpunimet e mëparshme, veçanërisht me z. Isa Mustafa, kanë treguar një nivel të veçantë bashkëpunimi që mund të kontribuojë në perspektivë për vendin.