Lajme

Limaj: Dialogu po udhëhiqet nga amatorët

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:03 / 6 April 2022

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për dialogun Kosovë – Serbi, ku mes tjerash ai tha se dialogu me Serbinë është çështje ekzistenciale por sipas tij ky dialog po udhëhiqet nga amatorë.

Sipas Limajt ata që sot po e drejtojnë vendin dhe këto bisedime kanë ndryshuar rrënjësisht qëllimet nga bashkimi kombëtar deri në mos bisedime me Serbinë, duke filluar nga negociatat pa kërkim falje, negociatat për të pagjeturit, që sipas Limajt qeveria aktuale i ka shfrytëzuar për të ardhur në pushtet.

“Unë personalisht jam idhtar i dialogut sepse vendi im ka fituar në dialog, dialogut i largohen dhe i ikin vetëm ata që nuk kanë argumente. Në dialog duhen dy palë dhe normalisht që ka edhe gabime që bëhen rrugës dhe ne kemi bërë gabime. Ne i kemi thënë Kurtit edhe gjatë fushatës që temën e parë do ta ketë dialogun me Serbinë , dhe kjo nuk do të thotë që vetëm do të bisedon me Serbinë, sepse për Kosovën është më shumë se kaq. Dialogu për ne hap perspektiva të anëtarësimit në BE, për Kosovën nuk është komoditet dialogu por është çështje ekonomike, politike, shtetërorë prandaj edhe unë kam qenë dhe jam idhtar i dialogut”, tha Limaj në tëvë1.

Ai tutje tha se dialogu është çështje ekzistenciale për Kosovën, dhe duhet t’i japim peshën e duhur por ku është sot dhe si do të vazhdojë kjo varet shumë nga serioziteti dhe qasja se si e kemi ndaj këtij dialogu.

“Nga 90-ta e këndej asnjë vend nuk ka pasur elitë negociuese ma të përgatitur se Kosova, nga Rambuje e Viena e deri këtu, kurse sot fatkeqësisht Kosovën e udhëheqin amatera që as nuk e njohin të kaluarën e Kosovës. Ata thonë jo Kosova ka fillu me 14 Shkurt para kësaj nuk ka pasur Kosovë s’ka pasur shtet. Kosova ka pasur shumë ekspert të fushave të ndryshme që kanë qenë në dialog të cilët kanë marrë një përvojë nga Rambujeja e deri këtu e që kjo Qeveri është dashtë me i ftu që të këshillohen për të vazhduar negociatat me Serbinë, çështja e dialogut nuk është çështje e një partie por është çështje e shtetit, çështje e vendit”, shtoi tutje Limaj.

Descoperă cele mai bune trucuri pentru a-ți ușura viața de zi cu zi, rețete delicioase și articole utile despre grădinărit pe site-ul nostru. Fii gata să îmbunătățești calitatea vieții cu sfaturile noastre practice și idei ingenioase! Întrebarea de matematică din școala primară a Găsiți proprietarul pisicii în 7 Care sunt cele trei diferențe Ușurința înșelătoare: doar cei cu ochi Cine este mama copilului: un test simplu Identifică cele 3 diferențe dintre cei 2 Găsește litera Doar oamenii cu puteri strălucitoare vor găsi o Descoperă numărul 5 în doar 10 secunde: o ghicitoare uimitoare Найди львёнка Misterul numărului "ciudat" care nu va lăsa pe Un puzzle pentru cei cu vedere excelentă: găsește un panda Doar 1% dintre "maeștri" vor vedea Diferențele dintre băieții care se Găsește o stea, un creion și o ceașcă într-o imagine Identificarea tatălui adevărat: un enigmă de rezolvat în 5 Descoperiți cele mai bune lăcașuri din orașul dvs. cu sfaturi utile și trucuri de viață pe site-ul nostru! De la rețete culinare delicioase la articole practice despre grădinărit, veți găsi tot ce aveți nevoie pentru a vă bucura de o viață mai plină de satisfacții. Veniți să descoperiți secretele unei vieți mai bune cu noi!