Lajme

Limaj: Kurti e bëri bërllok, po tenton të fshihet pas Kushtetueses për Asociacionin

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:45 / 14 November 2023

Fatmir Limaj, kryetar i Nismës Socialdemokrate ka folur për zhvillimet politike të kohëve të fundit, përfshirë për draft-statutin e Asociacionit.

Limaj që udhëheq me një parti joparlamentare, ka theksuar se Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, po dëshiron të fshehet pas Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në lidhje me Asociacionin, transmeton lajmi.net.

“Çka po thonë këta që i kanë marrë 51%? Po duan që këtë punë t’ua lënë 9 vetave në Gjykatën Kushtetuese. Me u fshehë, me thanë ‘këqyre, ne e kemi bë një bërllok, marrëveshje katastrofale për vendin tonë, ju tash duhet ta akomodoni, t’ia gjeni vendin në Kushtetuë’. Gjykata Kushtetuese as nuk krijon e as nuk shuan institucione” – deklaroi Limaj në T7.