Lajme

Limaj paralajmëron: Ku është Nisma, aty do të jetë edhe kryeministri i Kosovës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:15 / 29 October 2025

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, sonte në emisionin “Rubikon” ka folur për situatën politike aktuale në vend.

Ai u shpreh se aty ku është partia e tij, do të jetë edhe kryeministri i vendit.

“Jam i bindur që ku është Nisma ka qenë kryeministri i Kosovës”, tha Limaj.

“Në atë koalicion që do të jemi ne, do të jetë koalicioni që do të prodhojë kryeministrin e ardhshëm të Kosovës”, shtoi ai.