Lajme

Limaj pas takimit në Ohër: Jep dorëheqje Albin

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:24 / 19 March 2023

Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti pas takimit në Ohër.

Limaj e ka quajtur “ujdi” marrëveshjen e arritur në Ohër, duke thënë se kjo arritje është rezultat i politikave mashtruese e popullsite dy vjeçar të Kurtit.

Ai tutje ka thënë se nga marrëveshja për njohje reciproke, Kosova ka përfunduar në marrëveshje pa njohje dhe me Zajednicën.

Postimi i plotë i tij:

Ke humbur legjitimitetin, jep dorëheqje Albin!

Saktësisht katër ditë pa mbushur dy vite prej kur mori drejtimin e qeverisë, Albin Kurti do të mbahet mend dhe përgjegjës për dyfishimin e barrës së obligimeve të shtetit të Kosovës.

Ujdia e arritur mbrëmë është rezultat i politikave mashtruese e populiste dy vjeçare. Për më tepër, kjo marrëveshje është edhe ndëshkim për qasjen e tij për këtë proces.

Nga marrëveshja për njohje reciproke, Kosova përfundoi në marrëveshje pa njohje dhe me “Zajednicë”, brenda.

Kryeministri ka shkelë Kushtetutën e vendit dhe duhet të dorëhiqet menjëherë.