Ballina

Fatmir Limaj : Është përmbytur…Kurti e ka parë se puna në qeverisje nuk është e tij, është përmbytur në këtë situatë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:39 / 10 October 2022

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur të shohë se puna në qeverisje nuk është punë e tij dhe si rrjedhojë, ai bën të vetmen gjë që di të bëjë më së miri, mashtrimin.

I ftuar në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Limaj ka thënë se videoja e dytë e publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje në brenda pak ditësh, krahas asaj të parës, nuk i ka lënë përshtypje.

“S’më bën përshtypje, kjo video flet për VV-në, drejtuesin e tyre dhe votuesin e tyre. Pastaj, edhe për gjendjen në të cilën ndodhet vendi ynë. Besoj kështu duhet ta shohim”, ka deklaruar Limaj.

Krahas kësaj, Limaj ka thënë se Kurti po bën të vetmen gjë në të cilën është i zoti të bëj e që sipas tij, mbesin mashtrimet.