7:59 / 3 May 2022
Ish-ministri i Transportit Fatmir Limaj, ka folur për kohën sa ishte pjesë e ekzekutivit. Tha se kur ai mori detyrë si Ministër, Kosova kishte vetëm 1400 km rrugë të asfaltuara.
Komentet Limaj i bëri në emisionin Pressing në T7.
“Për shumëkënd kanë qenë të papritura ato rezultate. Diku 1200 km rrugë janë ndërtuar në Kosovë për dy vjet ndërsa Kosovën kur e kam marrë unë më 2008 Ministrinë, prej kohës së Titos, prej 44’ës e deri më 2007 Kosova i ka pasur 1400 km rrugë të asfaltuara”, tha Limaj.
“Krejt çka ke pa asfalt në Kosovë prej 44 e deri më 2007 kanë qenë 1400 km. Mundem me gabuar me 100-200 metra por krejt Kosova kaq ka pasur rrugë të asfaltuara”, shtoi ai.