Lajme

Limaj pro vendimit për dinarin: Boll kemi toleruar, dinari duhet hequr

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:40 / 7 February 2024

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj e ka quajtur të drejtë vendimin e Qeverisë së Kosovës për dinarin.

Sipas tij, nuk ka arsye që të shtyhet vendimi për ndalimin e dinarit.

“Vendimi për dinarin për mua është e drejt dhe duhet mbështetur. Boll kemi toleruar, dinari duhet hequr”, ka thënë Limaj në kanal10 duke i dal në mbështetje Qeverisë Kurti.

Megjithatë sipas tij, kryeministri Kurti është dashuri t’i informojë paraprakisht miqtë ndërkombëtarë për vendimin për tërheqjen e dinarit nga tregu i Kosovës.