12:01 / 28 December 2025
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se sot është ditë e rëndësishme për demokracinë e Kosovës.
Ai ka deklaruar se sot është dita e vendimmarrjes së çdo qytetari për ta bërë këtë shtet më funksional.
“Vendimmarrja sot është në dorën e çdo qytetari për t’i dhënë një mundësi, shpresë zhvillimit të shtetit të Kosovës. Shpresoj që çdo qytetar i Kosovës do të vendos për funksionimin e shtetit. Sot do të vendosni se në dorën e kujt do ta lini vendimmarrjen për Kosovën”, ka thënë ai.