Lajme

Limaj: Ura e Saradranit tregon “takatin” e kësaj qeverie – këta janë krejt qyqana

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:57 / 28 June 2024

Fatmir Limaj, i cili për një kohë ka qenë ministër i Infrastrukturës, ka folur për projektet infrastrukturore të vendit për të cilat ka thënë se janë ndër sukseset në të mëdha të qeverive të kaluara.

Ndërsa duke komentuar ceremoninë e urës së Saradranit ka thënë se kjo qeveri kaq ka takat për punë.

“Ura e Saradranit e tregon takatin e tyre, aq mujnë këta, nuk duhet me befasu askënd kjo, këtë janë krejt qyqana nuk dinë as qysh ka ardh liria e as qysh është bërë shteti . Këta kurrë në jetë të tyre nuk kanë bërë asgjë, për këtë i madh e i vogël kanë shkuar në atë ceremoni duke përfshirë edhe kryeministrin”, tha Limaj në EURO N’T7.