Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka takuar strukturat drejtuese të degës së këtij subjekti në Drenas.
Ai tregon se Drenasi është rreshtuar fuqishëm për Kosovën fituese, veç VEPRA.
Limaj tutje thotë se zotimet tona janë siguri për të ardhmen, sepse e kaluara jonë është veç vepra.
Postimi i plotë:
Në kohën kur Kosova po ballafaqohet me krizë ekonomike, mungesë sigurie dhe sanksione ndërkombëtare, lista jonë për Kosovën fituese, e cila është veçVEPRA, ka ofertën më të mirë për realizimin e objektivave shtetërore, si dhe faktorizimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Pavarësia energjetike, rivitalizimi i ndërmarrjeve publike, anëtarësimi në NATO, shëndetësia, arsimi dhe bujqësia janë zotimet tona para çdo qytetari të Kosovës.
Zotimet tona janë siguri për të ardhmen, sepse e kaluara jonë është veçVEPRA.
#VeçVEPRA
#NISMASocialdemokrate