Reagime të shumta janë bërë e një protestë është mbajtur ditë më parë në Prishtinë nga OVL e UÇK-së për të kundërshtuar Ligjit për pagën minimale, respektivisht ndarjen që i është bërë pagesës për veteranët nga paga minimale.
E për këtë çështje më të mëdha kanë qenë diskutimet nëpër studiot televizive, ku janë shfaqur qëndrime pro dhe kundër Ligjit për pagën minimale.
Në këtë rrjedhë është mbajtur një debat mbrëmë në TV Dukagjini dhe krahas diskutime në studio është realizuar edhe sondazh me një pyetje për qytetarët, se: A duhet veteranët e UÇK-së të përfshihen në Ligjin për pagën minimale?
Votimi i qytetarëve ka nxitur reagimin e një prej panelistëve në studio.

Bëhet fjalë për personin me emrin Lirim Mehmetaj, i cili është kryeredaktor në median Albanian Post, pronar i së cilës është Baton Haxhiu.
Në këtë rast, pas publikimit të rezultatit të votimit, Mehmetaj ka shpërthyer në ofendime dhe sharje ndaj qytetarëve për mënyrën se si kanë votuar.
“Çka po dufka more more kretena, 170 euro me i marrë aaa… … Phu nanën jua q*****”, shpërthen në fyerje e sharje Mehmetaj.
Ky person që i shau LIVE qytetarët vetëm pse kanë votuar ndryshe nga bindjet tij, paraqitet shpesh nëpër studio televizive dhe jep opinione për çështje nga më të ndryshmet.
Për më shumë shikojeni edhe VIDEON, e cila është shpërndarë në rrjetin social, e ku Mehmetaj dëgjohet duke sharë rëndë qytetarët.