Ballina

Llugaliu: A janë normal këta gazetar, edhe në toalet ta qesin mikrofonin e të bëjnë video ? A ka ligj këtu ?

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:49 / 9 December 2022

Postimi i plotë i Mentor Llugaliut në rrjetin social facebook

“Plagoset polici, tap ja qesin foton në rrjete sociale… Madje edhe kirurgu që e ka operu bon selfie me policin e plagosun edhe e poston. Për shumicen e gazetarëve t’budallëm as dua të diskutoj. Ata me mujt edhe n’toalet ta zgatin mikrofonin, e t’pyesin “çka po bon”…
Pastaj, azetarët me kamera tu i inçizu fytyrat e policëve në veri e tu i postu në lajme. Pastaj njësiti i mbrojtjes së afërt tap foto me kryeministrin edhe posto në rrjete sociale…
A janë normal këta njerëz, a ekziston njeri normal në këtë vend?

Duke ua publiku fytyrat policëve po ua cenoni sigurinë fizike atyre, e rrjedhimisht edhe po e cenoni sigurinë kombëtare të shtetit. Nga ky joseriozitet e naivitet dikush mundet me pësu rëndë.
A thu a bohemi normal najhere? Dyshoj!