Postimi i plotë i Mentor Llugalit
Kur një ish ministre e jashtme është kaq budallicë, paramendo qysh i kemi votuesit.
Në konstatimin e Lajçakut se dialogu është interes kombëtar i Kosovës, Meliza Haradinaj i paska reagu kështu:
“Nuk ka interesa kombëtare Kosova, por vetëm interesa shtetërore. Interesat kombëtare i tejkalojnë kufijt e tanishëm të Kosovës”.
Kësi lloj deklaratash mundet me dhanë vetëm një budallicë si ajo, apo një e shitun. Unë nuk mendoj që ajo është e shitun, prandaj ajo është budallicë. Përpos mungesës së njohurive bazike dhe teorive mbi shtetin e kombin që ka zonja në fjalë, deklaratat e tilla në kulmin e përpjekjeve amerikane e europiane për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve Kosovë – Serbi janë deklarata që dëmtojnë shumë pozicionin negociues së Kosovës. Ato janë goditje në shtetësinë dhe sovranitetin e Kosovës. Ato janë në harmoni me politikat serbe që Kosovën ta ndajnë me Shqipërinë. Për ma tepër, vetem te na ndodhë që një ish zyrtare shtetërore ose zyrtar i tanishëm mos me njoftë shtetin në të cilin u kanë zyrtar/e.
Po prap po them, ajo nuk din ma shumë, ajo është budallicë. Fatkeqësisht qesi budallicash e budallësh është plot skena politike e Kosovës, duke përfshirë Qeverinë dhe Kuvendin!