Lajme

Llugaliu: Marre. Mësimdhënësit më të paguar në rajon, të udhëhequr nga disa matrapazë politik, po i lënë fëmijët pa mësim

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:41 / 6 September 2022

Postimi i plotë i analistit Mentor Llugaliu

Gjatë okupimit serb, Baba jem dhe kolegët e tij të gjeneratës kanë punu shumicën e kohës pa paga (edhe kur kanë mar paga, ato janë kanë paga qesharake). Përpos kësaj kanë pasë kushte të mjerushme pune, siguri fizike zero sepse pothuajse çdo ditë ka pasë maltretime nga policia serbe… edhe kurrë asnjëherë këtë gjeneratë nuk e ke dëgju kah ankohet në paga apo me kërku privilegje.

Sot mësimdhënësit me paga pothuajse të njëjta me shtetet e rajonit, me një projektligj në ardhje që synon t’i bëjë ata më të paguarit e rajonit, me kushte të mira pune, me disa muaj pushime, me siguri të plotë… të joshur nga disa matrapazë me agjenda politike armiqësore ndaj Kosovës, çohen e bëjnë greva duke i dëmtu fëmijët, duke ua mohu të drejten për shkollim.

Krejt popujt ecin përpara, na rikverc. Mjerim, marre e trishtim!