Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, Loredana Brati, ka ndarë me ndjekësit një rrëfim të sinqertë për një sfidë personale që po përballet.
Ajo ka nisur një rrugëtim të ri terapi logopedike për të përmirësuar shqiptimin e gjuhës shqipe, duke treguar se procesi nuk është gjithmonë i lehtë.
“Është e vështirë të kapësh fjalët, sidomos kur ndonjëherë ndihesh si i huaj në gjuhën tënde. Por çdo tingull i shprehur saktë më rikthen tek rrënjët e mia dhe lidhja me gjuhën time”, shprehet Loredana në postim.
Ajo ka theksuar se kjo vështirësi nuk është një “problem” i zgjedhur prej saj, por një sfidë që ajo është duke punuar për ta kapërcyer.
Bukuroshja i bën apel të gjithë atyre që kanë qenë negativë apo kritikë, të tregohen më të dhembshur dhe të mos gjykojnë njerëzit për gjëra që nuk kanë zgjedhur vetë.
Mesazhi i saj përfshin një thirrje për më shumë mirësi dhe dhembshuri ndaj të tjerëve.
Më poshtë ndiqni postimin e plotë:
“Kam nisur një rrugëtim të ri – terapi logopedike për të përmirësuar shqiptimin tim të gjuhës shqipe. Nuk është gjithmonë e lehtë të përqash më fjalët, sidomos kur ndonjëherë ndihesh si i huaj në gjuhën tënde. Por çdo tingull i zënë saktë më kujton që lidhja me gjuhën është edhe lidhje me rrënjët e mia.
Në këtë periudhë të fundit, kam kuptuar shumë brenda vetes idenë se kisha një problem. Por jo, ajo që kam nuk është një problem, është një vështirësi, dhe vështirësitë kapërcehen.
Dua t’ua them me zemër atyre që kanë komentuar me negativitet dhe agresivitet: kjo gjë që kam unë nuk është diçka me të cilën kam zgjedhur të lind apo ta mbaj. KUJTO!
Dhe të sulmosh dikë për një vështirësi që nuk e ka zgjedhur vetë, është pak e padrejtë.
Nuk më vjen keq për komentet, por ndonjëherë lëndojnë. Prapë se prapë, unë jam këtu, dhe do të bëj më të mirën time në çdo version të vetes sime.
Lëreni me pak më shumë dhembshuri për njerëzit! Të jesh i mirë nuk të kushton asgjë. Dhe nëse jeta të jep një tjetër sfidë për të cilën nuk i zgjedhim vetë, thjesht jeni pak më të ngrohtë me çka Zoti na ka dhënë”. /Telegrafi/