Lajme

Lorenci për Oltën: Nuk ka asnjë moment njerëzor në këtë lojë, po më ha edhe bukën

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:41 / 28 March 2023

Gjatë debatit të ashpër që Luizi kishte me Antonetën, kjo e fundit u largua duke qarë dhe akuzoi Luizin se po i shkakton presion gjithë kohën. Olta i shkoi nga pas Antonetës dhe i kërkoi të mos e lërë debatin për gjysmë, por të shkojë të debatojë sërish, pasi argumentet i ka.

Pikërisht, nxitja e Oltës ndaj Antonetës që të debatonte sërish me Luizin, u komentua nga Lorenci. Ky i fundit tha se Olta është i vetmi person në shtëpi që nuk ka shfaqur në asnjë moment, një anë njerëzore.

Sipas tij, ajo bën çdo gjë sa për tu dukur, njësoj siç u soll edhe me të pas spektaklit, kur banorët iu kthyen kundër për deklaratën e tij ndaj Keisit. E vetmja banore që i doli në krah Oltës ishte Dea. Ajo tha se të gjithë, të paktën në një moment të caktuar janë treguar njerëzorë.

Duke biseduar me Dean në kuzhinë, Lorenci u shpreh se Olta “i ha bukën” dhe se nuk e duron dot fare. Shiko videon:

Shiko videon: