Ballina

Loshi: Nëse bëhet zvogëlimi i rrogave të deputetëve, atëherë Vetëvendosje do të arrijë t’i marrë 80% të votave.

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:44 / 7 August 2022

Sipas tij, kjo për faktin se në partitë tjera si PDK, LDK e AAK, vetëm paraja i motivon që të merren me politikë, kurse në LVV krijohet një qetësi e madhe.

Postimi i plotë:

Me ua zvogëlu rrogat deputetëve arrihen disa efekte pozitive për Vetëvendosjen.

Në zgjedhjet e ardhshme konkurrenca nga partitë tjera zvogëlohet së paku përgjysmë.

Kjo pra, Vetëvendosjen mund ta bjerë në 70 apo 80 përqind të votave. Sepse, këta të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së vetëm paraja i motivon me u marrë me politikë.

Edhe në Vetëvendosje krijohet një qetësi më e madhe, sepse numri i atyre që duan të merren me politikë për shkak të parasë, bie. Provoni me i zvogëlu rrogat!