Lajme

Lot dhe emocione/ U fut në shtëpinë Big Brother pa i rrëfyer familjes, e ëma surprizon Xum Allushin: U tregova më e shkathët se ty!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:50 / 21 December 2024

Me lot dhe emocione ka nisur ky Big Brother për Xum Allushin. Me t’u futur në shtëpi, banori rrëfeu se askush nga familja nuk e dinte që është pjesë e këtij edicioni dhe se do të donte t’ua bënte surprizë.

Megjithatë, Vëllai i Madh ka vendosur të bëjë surprizë brenda surprizës dhe ia ka sjellë të ëmën në studio. Nënë dhe bir janë përqafuar të përlotur në ambientet e jashtme të shtëpisë teksa nuk kanë munguar as mesazhet.

Mami Suzana: Shpirt, i bukuri im, vetem të dua të lumtur. Unë jetoj vetëm për ty. Ma bëre surprizë ëëë, por unë u tregova më e shkathët se ty. Faleminderit Ledionit dhe të gjithë shqiptarëve, ëndrra jote u bë realitet.

Xumi: Ti je arsyeja pse unë vazhdoj dhe eci I fortë përpara. Ti je gjysma ime.