Ballina

Luan Gacaferi dhe Berlind Gajraku, bashkëkryetarë të partisë GUXO dega në Gjermani…

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:59 / 28 March 2023

𝐏𝐚𝐫𝐭𝐢𝐚 𝐆𝐔𝐗𝐎, 𝐃𝐞𝐠𝐚 𝐧𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐫𝐦𝐚𝐧𝐢
Munih, 27.03.2023

K U M T E S Ë P Ë R M E D I A

NË GJERMANI THEMELOHET
DEGA E PARTISË GUXO

KUVENDI ZGJODHI DY BASHKËKRYETARË
Berlind Gajraku e Luan Gacaferi

U ZGJODH EDHE SEKRETARI DHE KRYESIA E CILA KA 14 ANËTARË

Të Shtunën, me 25.03.2023, në qytezën, piktoreske Barbing, pranë qytetit historik dhe universitar Regensburg, në Landin e Bavarisë, është mbajtur Kuvendi i Parë themelues i Degës së Partisë GUXO për Gjermani .

Në Kuvendin themelues morën pjesë edhe drejtues të partisë GUXO nga Kosova, në mesin e tyre ; Donika Gërvalla, prof.dr.Rexhep Gjergji, Dr. Haxhi Avdyli, Burim Meta, etj.

Në atmosferë solemne, në praninë e delegatëve dhe mysafirëve të shumtë nga Gjermania, Kosova, Belgjika dhe Zvicra, u bë edhe një hap i rëndësishëm drejtë masivizimit dhe shpërndarjes së Partisë GUXO në Evropë.

Pastaj janë zgjedhur nënkryetarët dhe kryesia e Partisë GUXO Dega Gjermani.
Bashkëkryetarë:

1 Berlind Gajraku
2 Luan Gacaferi

Nënkryetarë:

1 Xhemajl Hoxha
2 Valdet Rudi
3 Tahir Shabani
4 Agim Pelaj

Anëtarët e kryesisë:

1 Agim Krasniqi
2 Skender Ismajli
3 Qaush Hoxhaj
4 Gazmend Misimi
5 Daut Hetemi
6 Kujtim Hoti
7 Nexhat Nezir Nebihi
8 Nexhmije Shabani
9 Reshadi Gacaferi
10 Gentiana Hoxha
11 Edona Hoxha
12 Merisa Vuthaj
13 Halil Kameraj
14 Bashkim Latifi

Sekretar dhe administrator:
Valdet Rudi

Në Kuvendin e mbajtur, ku merrnin pjesë rreth 80 delegatë, me aklamacion , të pranishmit njëzërit zgjodhën për kryetar të Dege të Partisë GUXO, Berlind Gajrakun dhe Luan Gacaferin .

Dega e Partisë GUXO, në Gjermani është themeluar pas simotrave në Belgjikë e Zvicër.

Themelimi i Degës së Partisë GUXO në Gjermani, është kurorëzim i angazhimit dhe punës së pandërprerë 6 mujore të Këshillit Inicues për themelimin Partisë GUXO në Gjermani, e veqanërisht, veprimtarëve dhe aktivistëve të dalluar, zotërinjve, Xhemajl Hoxhaj dhe Valdet Rudi.

Një kontribut të rëndësishëm e ka dhënë këshilli Nismëtar si dhe Luan Gacaferi e Kujtim Hajdaj, koordinatorë për Diasporë.