12:51 / 21 December 2025
Luan Krasniqi, legjenda e boksit shqiptar, ka shkruar një status, në të cilin ka pasur fjalë të mëdha për Albin Kurtin, kryeministër në detyrë i Kosovës.
Krasniqi ka vlerësuar se kjo është epoka e kryetarit të VV-së, pra Kurtit.
Sipas Krasniqit, Kurti ia ka kthyer dinjitetin Kosovës.
“Sot, në një kohë të re, Albin Kurti i ka kthyer Kosovës dinjitetin, besimin dhe shpresën. Ai po i sjell vendit të mira të prekshme e të mëdha, duke dëshmuar se edhe ëndrrat e papërfunduara mund të vazhdojnë me vendosmëri dhe vizion” – ka shkruar Krasniqi.