Lajme

Luana Vjollca ekspozon linjat atraktive të trupit në imazhet në bikini

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:09 / 31 July 2023

Pas atyre në Itali, Luana Vjollca ka zgjedhur Greqinë si destinacion të radhës për pushime.

Moderatorja e njohur shqiptare ka treguar se ka nisur të tjera pushime, duke ndarë me fansa imazhe tejet provokuese në rroba banjë.

31-vjeçarja pozoi për disa foto në bregdetin grek e veshur në bikini ngjyrë rozë, ndërsa dukej tejet joshëse.

Foto: Luana Vjollca/Instagram

Ndërkohë, Luana ka vazhduar të jetë aktive edhe me projekt të ndryshme, ajo solli një këngë të re në bashkëpunim me Bardhin dhe MatoLale “Shtinja flaken”.

Ndërsa, prezantuesja në shtator pritet të rikthehet në ekran me emisionin më të ri “Love Island”.