Lajme

‘Luftë’ mes familjes së Luizit dhe produksionit? ish-banori zbulon pse u bë ndryshimi i Instagramit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:56 / 21 March 2023

Tashmë llogaria zyrtare e këngëtarit nga ‘Luiz.Ejlli’ e cila thye rekord, (nga0-636 mijë ndjekës) është kthyer në ‘Ina.Ejlli’ dhe për këtë motra e tij ka dhënë një sqarim.

“Fansa të dashur, për arsye sulmesh deri në ekstrem për të vjedhur këtë Instagram, motra e Luizit që është zotëruesja e këtij Instagrami do ta menaxhojë vetë. Me shumë dashuri familja e Luizit”

Ky ndryshim i papritur ka habitur gjithë publikun, por ka qenë ish fituesi i “Big Brother” i cili ka reaguar për këtë ngjarje. Sipas Anaid Kalotit ka qenë televizioni Top Channel ai i cili ka tentuar të marr në zotërim imazhin e Luizit e si pasojë edhe Instagramin e tij.

Anaidi thotë se ne fakt për imazhin e Luizit po bëhet një “luftë” mes familjes se këngëtarit dhe drejtuesve te Tch. Sipasi tij, këto te fundit i kanë mbushur mendjen Luizit, i cili nuk di se ç’behet jashtë, per të firmosur një kontratë që imazhi i tij të jetë në dorën e tyre.

Ai u shpreh se e gjitha nisi pas hapjes së ‘Go fund me’ media ka nisur një rrugë ligjore duke kërkuar të drejtën e imazhit pasi Luizi është pjesë e atij formati.

“Mbasi ka hyrë një reklam në shtëpi, Jurgenës (administratorja e Instagramit dhe shoqja e tij) i është tentuar  t”i merret faqja, këtë mund ta pohojë dhe vetë ajo me zë e figurë, dhe nga Meridiani dhe nga avokati i Top Channel. Në momentin që është hapur “Go fund me” pa lejen e Luizit, me foton e Luizit dhe me fytyrën e Luizit dhe me kauzën e Luizit, Top Channel i lind e drejta që të thotë se imazhi jot po keqpërdoret jashtë, ja ku e ke letrën, firmos.