Lajme

Lührmann: Po punojmë me Brukselin për të arritur liberalizimin e vizave për Kosovën

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:22 / 24 October 2022

Ministrja gjermane për Klimë dhe Evropë, Anna Lührmann, në një intervistë eskluzive për Prime Time të Kanal10, ka folur për marrëveshjen finale për dialogun Kosovë-Serbi si dhe liberalizimin e vizave, raporton Gazeta10.

Ajo është shprehur se është duke u punuar për tu arritur liberalizimi i vizave për Kosovën në mënyrë që Këshilli Evropian të marrë vendim.

“Ne aktualisht po përgatitemi shumë për Samitin e Berlinit, më 3 nëntor. Është shumë e rëndësishme që të arrijmë marrëveshje këtu. Është e rëndësishme që me këtë afatin deri më 31 tetor të mos ketë tensione këtu. Kjo është me e rëndësishme, dhe gjithashtu po punojmë me Brukselin për të arritur liberalizimin e vizave për Kosovën, në mënyrë që Këshilli Evropian të marrë vendim….(Liberalizimi i vizave) Në procesin e normalizimit që po udhëhiqet nga zoti Lajçak janë disa hapa që duhet ndjekur, dhe unë mendoj se duhet bërë sa më shumë progres edhe këtu.”, tha Lührmann.