Lajme

Luiz Ejlli, i ftuari i Edi Ramës në podkastin e fundit të kryeministrit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:07 / 19 May 2023

Luiz Ejlli vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, përkundër faktit se Big Brother ka javë që ka përfunduar.

“Fenomeni” që thuhet ta ketë ndihmuar Benet Becin të triumfojë në Shkodër, do të jetë mysafir i kryeministrit Rama, përcjell lajmi.net.

Këtë e bëri të ditur vet shefi i ekzekutivit shqiptar përmes një postimi në “Facebook”.

Ejlli do të jetë mysafir i podkastit “Blue Bradhërs”. Duhet thënë gjithashtu se Rama, sa ishte mysafir në Opinion, kishte deklaruar që nuk e ka përcjellur spektaklin ku Luiz Ejlli triumfoi mbi 100 mijë euro, duke marrë çmimin e madh.