Lajme

Luiz Ejlli ndan lajmin e madh me fansat, së shpejti me një projekt të radhës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:05 / 4 September 2025

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një videoje të publikuar në InstaStory, duke e ndarë me ndjekësit e tij besnikë.

Luizi zbuloi se projekti filmik do të nisë së shpejti dhe la të kuptohet se nuk do të jetë i vetmi emër i njohur në kastin e aktorëve.

Ai hodhi hije dyshimi, por njëkohësisht e bëri të qartë se bashkëshortja e tij, Kiara Tito, do të jetë pjesë e filmit.

“Së shpejti fillojnë xhirimet e filmit. Do të shihni një Luiz si asnjëherë më parë, por edhe një Kiarë… ç’të them unë për ty… dhe shumë të tjerë”, u shpreh ai në videon e postuar.

Ky nuk është debutimi i parë i Luizit në botën e filmit. Ai më parë ka interpretuar në një rol kryesor përkrah Oltës Gixharit, të dy antagonistët e edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania.