Lajme

Luiz Ejlli nënkryetar i Bashkisë Shkodër?!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:03 / 19 May 2023

Bashkia e Shkodrës do të drejtohet nga socialistët, pasi kandidati i tyre Benet Beci mposhti në këtë garë kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Bardh Spahia.

Por mesa duket edhe Beci  do të ketë në krah Luiz Ejllin që do ta shpërblejë për ndihmën që i ky dha në fushatë. Gazeta “Sot” raporton se ai e ka projektuar Luizin si bashkëpuntor në katër vitet e ardhshme. Madje flitet se Luizit do i propozohet pozicioni i nënkryetarit të Bashkisë.

Kjo mbetet për t’u parë ditët në vijim nëse do të jetë ky momenti i përfshirjes së Luiz Ejllit në politikë, duke u bërë numri dy i Bashkisë së Shkodrës, apo do ta shohim të angazhuar vetëm si artist. Mos ndoshta Luizi për këtë fakt fshihu dhe Instagramin?!