1:39 / 16 March 2024
Fenomeni i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli, ka publikuar këngën më të fundit të titulluar “Kce”.
Kënga më e fundit e artistit shqiptar, është ndryshe prej herave të tjera siç jemi mësuar t’i dëgjojmë nga ai, pasi në vete ngërthen vija melodike më ritmike.
Kjo këngë, gjithashtu nxjerr pa dyshim një version më ndryshe të këngëtarit shkodran, i cili njihet për baladat e tij.
Shiko videon: https://youtu.be/3e-AYI2Yhpg?si=tBo-mqUkQuOVmLns