Lajme

Luiz Ejlli publikon video duke kënduar ‘live’, teksa vazhdon xhirimet e filmit në Korçë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:52 / 30 June 2023

Fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli mbetet në qendër të vëmendjes me secilin veprim që bën.

Këngëtari nga Shkodra përveç fitores në formatin e BBVA, tashmë po vazhdon të jetë i angazhuar edhe me projektet të tjera.

Krahas koncerteve dhe mbrëmjeve muzikore, Luizi aktualisht po bën xhirimet e një filmi përkrah aktores Olta Gixhari.

Ndërsa xhirimet po bëhen në Korçë, nga atje Luizi ka publikuar edhe një video ku shihet teksa perfomon live.

Ejlli ka mahnitur me zërin e tij unik, ndërsa këndonte mes një grupi vajzash dhe djemësh artistë, për të cilët edhe i quajti të talentuar.

“Shqipëria ka plot djem dhe vajza të talentuar. Faleminderit Korça”, ka shkruar Luizi.

Ndryshe, Luizi po shijon romancën me moderatoren Kiara Tito, me të cilën u dashurua gjatës qëndrimit në shtëpinë e famshme.

Dyshja madje kurorëzuan dashurinë me një ceremoni martesore gjatë natës finale të Big Brother VIP Albania.