Lajme

Luiz Ejlli qëndron më poshtë se sa Flori Mumajesi? Gazetarja: Teksti që kam bërë…

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:45 / 27 June 2024

Mbrëmjen e djeshme, gazetarja e njohur, Ida Nurçe, ishte e ftuar në emisionin “Top Arena”, ku foli edhe në lidhje me dy artistët, Flori Mumajesi dhe Luiz Ejlli.

Ida është tekstshkruesja e një poezie me titull “M’thirri ndjenja” e recituar nga Flori si dhe tekstshkruesja e këngës “Frymë” të kënduar nga Luizi.

E pyetur nëse ‘është më mirë një tekst nga ty dhe i recituar nga Flor Mumajesi apo një tekst i shkruar nga ty dhe i kënduar nga Luiz Ejlli’, Nurçe zgjodhi Mumajesin.

Alesia: Ida Nurçe përveçse gazetare është edhe tekstshkruese. Është më mirë i shkruar një tekst nga ty dhe i recituar nga Flor Mumajesi apo një tekst i shkruar nga ty dhe i kënduar nga Luiz Ejlli?

Ida: “Sigurisht që një tekst i shkruar nga unë dhe i recituar nga Flor Mumajesi. Por pak më poshtë është edhe i kënduar nga Luizi”.

Manushi: Sa më poshtë?

Ida: “Dua të shtoj diçka, teksti që kam bërë dhe ka lexuar Flori, ka qenë spuntoja që unë jam njohur si tekstshkruese. E për këtë jam shumë falënderuese për Florin”.