2:04 / 19 May 2023
Ditën e djeshme pamë që profili ishte mbyllur dhe mendja sigurisht i shkoi tek më e keqja, që ndoshta ja kishin bllokuar, vjedhur ose dicka e ngjashme.
Gjithsesi, më pas Instagram-i u aktivizua sërish dhe sot, ishte vetë Ejlli që me anë të një video-je të postuar në rrjetin social tha: “Çapaçula! Mos u mërzisni për Instagramin, sepse këtë punë kanë. Nga ngarkesa, nga se di se nuk marr vesh. Besoj se tani e kanë rregulluar dhe nuk do të ketë më probleme.”
Pra Instagram-i ka thjeshë ngarkesë, jo se dikush i ka bërë hack apo do t’ja mbyllë, ndërsa mesazhi është i qartë. Mos u mërzisni capacula!