10:01 / 16 October 2023
Festivali i RTSH-së, synohet nga shumë artistë të mëdhenj.
Luiz Ejlli, ishte përfaqësuar i Shqipërisë në vitin 2006, shkruan lajmi.net.
Ky festival teksa është afër nisjes, emrat kanë nisur tashmë të përfliten.
Emrat që po fliten janë Elsa Lila, Ardit Çuni, Vesa Luma, Samanta Karavella e Vesa Smolica.
Duket se pjesë e kësaj do të jetë edhe Luiz Ejlli.
Në rrjete sociale kanë nisur të qarkullojnë lista të pakonfirmuara ku shihet emri i Luiz Ejllit në një projekt që mban vulën e Flori Mumajesit në tekst dhe muzikë.
Duket se gara do jetë e fortë këtë vit duke e bërë festivalin e vetëm të mbetur në ‘qarkullim’ më interesant se kurrë më parë!
