Lajme

Luizi-Anxhela Peristerit: Edhe ty do të të kisha qit jashtë!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:27 / 8 May 2023

Finalistët e Big Brother VIP Albania kanë festuar këtë mbrëmje te ‘Hotel Arka’, te Kodra e Diellit, në Tiranë.

Padyshim protagonist i kësaj mbrëmje është fituesi i çmimit të madh të BBV, Luiz Ejlli.

Talenti i tij nuk ndalet vetëm te kënga, por ai spitali edhe për batutat dhe humorin.

Filozofia e Luiz Ejllit në 136 ditë brenda shtëpisë së famshme ishte të nxirrte jashtë lojtarët dhe konkurrentët e tjerë.

Gjatë një performancë sonte në mbrëmje bashkë me këngëtaren Anxhela Peristeri, në fund Luizi i drejtohet asaj me fjalët: “Edhe ty do të të kisha qit jashtë”!

Luiz Ejlli fitoi zemrat e shqiptarëve që në javët e para të BBV, madje u ngritën edhe në protesta në momentin kur produksioni tentoi të keqpërdorë artistin.

Festa e finalistëve të BBV në ambientet e hotelit special te “Kodra e Diellit” do të vijojë deri në orët e para të mëngjesit.