Lajme

Luizi-banorëve:”Unë e solla Efin në finale,ne nuk jemi zënë kurrë “

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:06 / 25 April 2023

Luizi në botën e çudirave vazhdon i palodhur çuditë e veta dhe ja shet banorëve dhe publikut si fakte.
E fundit është finalja e Efit,në mungesë të saj ai flet me banorët dhe i thotë se është ai që e çoi Efin në finale dhe se mes tyre nuk ka pasur realisht zënkë.

Në fakt Efi nuk është aty për mohim apo pohim,por më shumë se njëherë e ka thënë që për të, raporti me Luizin nuk ishte lojë dhe fjalët e tij e kanë lënduar vërtet.Mos harrojmë se Efi ka shumë mbështetës jashtë që e quajtën të pamerituar daljen e parakohshme dhe pati më shumë vota se të tjerët për të rihyrë në shtëpi.

Ka dalë e preferuara e publikut dhe Instagrami i saj u rrit ndjeshëm për një kohë të shkurtër.Kjo deklaratë e Luizit ka ndarë njerëzit në dy pjesë:Ata që e besojnë dhe ata që nuk e besojnë pasi nuk do ishte hera e parë që këngëtari luan bllofin dhe merr merita.Siç ndodhi me Bledin,me nominimet apo edhe me Kiarën që kur rihyri tha se do shpinte në finale dhe pasi doli tha unë e dija që nuk shkonte dot Kiara në finale që natën që hyri për herë të dytë..