Lajme

Luizi dhe Kiara prindër të një vajze?

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:17 / 23 October 2023

Luizi dhe Kiara, janë komentuar e stërkomentuar lidhur me lajmet që do të bëhen prindër për herë të parë.

Kjo nuk është konfirmuar ende nga çifti, shkruan lajmi.net.

Madje, një gjë të tillë nuk e pranoi Luizi as në një prononcim për lajmi.net.

Ani pse nuk është konfirmuar, Luizi kohë pas kohe ngacmon ndjekësit me postimet e tij.

Së fundi ka publikuar një foto krah një grupi sigurimi, ku mbishkrimi ka marrë të gjithë vëmendjen.

“Kështu do e shoqëroj vajzën në mbrëmjen e maturës”, ka shkruar ai.