Lajme

Luizi dhe Kiara publikojnë videon prekëse nga lindja e vajzës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:10 / 30 April 2025

Çifti i njohur Luiz Ejlli dhe Kiara Tito për ditëlindjen e vajzës kanë ndarë një moment shumë të veçantë me ndjekësit.

Luna Mari sot feston ditëlindjen e parë, e për këtë çifti ka emocionuar rrjetin duke publikuar pamje intime nga çasti kur erdhi në jetë vajza e tyre.

“Në këtë çast ndaloi koha…dhe nisi përjetësia jone kur erdhe ti Luna Marí Ejlli. 30.04.2024”ishin fjalët e tyre. Videoja, e postuar në rrjetet sociale, ka marrë mijëra pëlqime dhe komente pozitive ku ndjekësit i urojnë çiftit jetë të gjatë e plot lumturi me vogëlushen e tyre.

Me këtë gjest të ndjerë, Luizi dhe Kiara kanë treguar edhe një herë lidhjen e tyre të fortë dhe dashurinë e pakushtëzuar për njëri-tjetrin dhe për vajzën e tyre.

Shiko Videon KETU