Lajme

Luizi dhe Kiara zbulojnë për herë të parë portretin e vajzës së tyre

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:36 / 30 May 2024

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli u bënë prindër për herë të parë në fund të muajit prill.

Vajza e tyre erdhi në jetë gjegjësisht më 30 prill, të cilën e pagëzuan me emrin Luna Mari.

Dhe një muaj më vonë, çifti ka realizuar një fotosesion, ku edhe kanë zbuluar për herë të parë portretin e foshnjës.

“Luna Mari Ejlli ju falënderon sejcilin prej jush për dashurinë, urimet dhe dhuratat e mrekullueshme që ka marrë që pa lindur dhe në vazhdim”, thuhet në postim.

Të shumta qenë komentet që kanë marrë në postim, duke bërë urimet më të mira për dyshen e famshme.

Luizi dhe Kiara vlen të ceket se u njohën në edicionin e dytë të Big Brother VIP, ku edhe në atë format kurorëzuan dashurinë me martesë.

Artisti shkodran gjithashtu u shpall fitues i atij edicioni, duke u cilësuar si një fenomen i kohës.