6:57 / 27 April 2023
Zhaklina shpesh e ka kundërshtuar Luizin, teksa Kristit i ka dalur në përkrahje.
Mbrëmjen e djeshme e kanë komentuar banorët pikërisht opinionistët në gjykimin e tyre që japin herë pas herë në prime, shkruan lajmi.net.
Luizi është i mendimit se Zhaklina dhe Arbëri nuk janë të ftohtë në opinionet e tyre por anojnë sa te njëri banorë sa te tjetri.
Ai madje i krahasoi opinionistët me edicionin e shkuar ku ka thënë se opinionistja e vitit të shkuar ka mbajtur gjatë gjithë kohës anën e një banori.
“Jena fiks si vjet. Vjet ka qenë një opinionist X person, nuk po jap emër që ka mbajtur anën e një banori, gjithë kohës”, tha Luizi.
Madje ai tha se Zhaklina duhet ta ndajë mendimin e saj, ose të jetë opinioniste ose të bëhet banore.