11:55 / 2 February 2024
Luiz Ejlli ishte fenomeni i edicionit të dytë të “Big Brother VIP Albania”, e duket që do jetë gjatë i tillë.
Tashmë kur ka filluar edicioni i tretë i këtij formati e kanë kaluar një vit nga atëherë, Luizi vazhdon të rrëmbejë vëmendjen, shkruan lajmi.net.
Ditën e djeshme, u shënua një vit nga dasma e organizuar në “BBVA” për Luizin e Kiarën, teksa ishte dhënë edhe puthja e parë.
Ky moment u shënua nga të gjithë shqiptarët, duke qenë se të dy u shndërruan në favoritë.
E pikërisht ditën së djeshme, erdhi një dron në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Dhe nuk ishte për banorët aktualë, por për çiftin që vodhi zemrat e të gjithëve.
“Një vit nga puthja më e bukur në botë”, thuhet në dron.