6:41 / 18 July 2023
Gjatë episodit të “Kepit të VIP-ave”, u dha biseda që zhvilloi Ronaldo Sharka me Jori Dellin dhe Keisi Medinin për 5 mijë euroshin e premtuar nga Luizi gjatë qëndrimit të tyre në “Big Brother VIP 2”. I pyetur nëse i ka marrë eurot e premtuara nga Luizi, Ronaldo shprehet se nuk i ka marrë dhe është shumë kurioz të dijë nëse premtimi i Luizit ka qenë i vërtetë apo thjesht e ka bërë në kuadër të lojës. Gjatë bisedës ai zbuloi se Luizi ende nuk i ka marrë 100 milionët e fitores, pasi nuk kanë përfunduar procedurat Jori Delli: Ti më the që Luizi do të të jepte 5 mijë euro.