12:43 / 17 January 2025
në Maldive Së fundmi, Kiara Tito dhe Luiz Ejlli po kalojnë momente të paharrueshme në Maldive, duke shfaqur dashurinë e tyre dhe përkushtimin ndaj vajzës së tyre, Luna Marisë.
Ky çift ka ndarë me ndjekësit e tyre disa imazhe dhe video nga kjo udhëtim romantik, duke dhënë një pasqyrë të veçantë të jetës së tyre familjare.
Në momentet e arta të këtyre ditëve, ata kanë theksuar se qendra e botës së tyre është Luna, e cila, që nga dita e lindjes së saj, ka sjellë një dritë të re në jetën e Luizit dhe Kiarës.
Një detaj shumë i veçantë që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve ishte një video që Kiara postoi në Instastory, ku Luizi shfaqet duke shkruar emrin e vajzës së tyre në rërë me kapitale.