Luizi dhe Kiara patën një bisedë sqaruese, sa i përket të gjitha keqkuptimeve dhe hatërmbetjeve që ata kanë pasur me njëri-tjetrin, ditët e fundit.Ai i tha Kiarës se ka gabuar si “gomari”, por nuk ka çfarë bën pasi nuk ka kthim pas. Gjatë bisedës së tyre të pranishëm ishin edhe Keisi me Kristin.
Ky i fundit i tha Kiarës se Luizi e meriton një shans për të njëzetën herë. Luizi e pyeti Kiarën se nëse ai ka shanse ta fitojë dhe dashurinë e saj dhe Big Brother.Ajo u shpreh se dashurinë e saj mund ta fitojë.
Kiara shtoi se edhe shumë pak, Luizi mund ta humbasë atë përgjithmonë.Biseda mes tyre zgjati shumë, ndërsa Luizi tha se atij i rreh fort zemra kur është pranë saj.“Unë jam i joti. Nuk e luan topi”, tha ai./Sinjali/
Luizi dhe Kiara kanë lënë cdo mosmarrveshje prapa krahëve. Ata janë pajtuar mes vetë dhe duket se kanë arritur një paqe ku çdo shqiptar e kishte pritur tashe disa orë. Kujtojmë se Kiara ka humbur mbi 30 mije followersa për pak orë, pas zënkës me Luizin.
