Lajme

Luizi informohet për “GoFoundMe”. Ndalojeni urgjent dhe mos përdorni imazhin tim!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:48 / 16 April 2023

Pas konsultimeve me avokatë, produksioni ka vendosur të informojë Luizin për llogari që është hapur për të mbledhur fonde për të.

Sot, ekskluzivisht në “Fan Club”, u transmetua komunikimi i Luizit në dhomën e rrëfimit. Pasi mësoi për llogarinë, ai kërkoi të mbyllet sa më shpejt.

“Do të isha dakord të përdorej emri im që unë më pas ato fonde t’i jepja për këdo që ka nevojë. Për përfitime personale, jam kategorikisht kundër dhe nuk pranoj që të përdoret imazhi im. Unë nuk jam në dijeni se çfarë ndodh jashtë, nuk dua të kem kështu problemesh. Dua të ndalohet sa më shpejt dhe të mos përdoret më”, ka thënë këngëtari.