Lajme

Luizi-Kristit: “Po imiton anën time të shëmtuar, nuk të shkon”

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:22 / 25 March 2023

Mes Luizit dhe Kristit ka pasur një debat që ka kaluar dhe në ofendime ndaj njëri tjetrit. Gjatë prime-t të sotëm është diskutuar më shumë në lidhje me këtë temë.

Kristi: Zanafilla është vulgariteti i Luizit. Edhe një herë tjetër tregoi kush është në të vëertetë. Gjëja më e rëndë ishte reagimi i shtëpisë. E mbajta veten, ishte shtëpia kundër meje. Olta qeshte, të gjithë justifikonin Luizin. Kam lirinë të them zvaranikë, siç më ke thënë ti, por të arrish në atë nivel…

Luiz: Kristi ka zgjedhur të bëjë një anë të shëmtuar timen, duke nisur të kapet me gjithë shtëpinë. Të gjithë e njohin Kristin, është një imitim i shëmtuar që bën Kristi, nuk e bën as me humor. Nuk ka shanse të më thojë dikush je zvarranik. Kristi do ta bëj të madhe që të krijojë situata.

Kiara : Shtëpia nuk po qeshte me atë që tha Luziin, por me sjelljen e Kristit, është shumë fallco mënyra si po sillet ai, po kopjon Luizin e javës së parë.

Dea: Kristi do të krijojë situata.

Olta: Shprehje të tilla janë përdorur shpesh, nuk reagoj më sikur t’a dëgjoja për herë të parë. Jam mësuar.Kristin nuk e marrë seriozisht.

Nita: Prej nominimit të fundit, Kristi është futur në habitatin e Luizit.