Lajme

Luizi nuk e harron eliminimin e Efit, i thotë Deas se nuk do të ndalet derisa ta nxjerr jashtë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:00 / 31 March 2023

Luizi i kishte premtuar Efit që do të merrte hakun e eliminimit të saj, ku Dea kishte nxjerrë në nominim, Luizin, Kiarën dhe Efin.

Së fundi këtë ia ka kujtuar edhe Deas, shkruan lajmi.net.

Teksa po bisedonte me të në verandë, i tha asaj se e do jashtë shtëpisë, sepse e ka bërë atë të përjetoi emocionet më të trishta brenda në shtëpi, duke nxjerrë në nominim Kiarën dhe Efin.

Dea i tha Luizit se qëllimi i të gjithëve është të nxjerrin njëri-tjetrin jashtë, por Luizi u shpreh se ai nuk ka asgjë me askënd, por vetëm me atë.

Madje ai i tha se ka dëshirë të dalë në nominim me Dean edhe Olta, pasi edhe atë e dëshiron jashtë shtëpisë.