Lajme

Luizi përshëndet Kiarën në mes të koncertit në Amerikë, reagon moderatorja

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:59 / 14 June 2023

Luiz Ejlli ndodhet në Amerikë ku ka nisur koncertet në qytete të ndryshme prej datës 9.

Kështu ai dhe partnerja e tij, Kiara Tito e cila ndodhet në Turqi për xhirime ndodhen larg njëri-tjetrit.

Në koncertin e tij të fundit, Luizi teksa bashkëbisedonte me publikun, i dërgoi një përshëndetje Kiarës, duke u shprehur se e dinte që videot e tyre do të shpërndaheshin e ajo do ta shikonte këtë moment.

Më pas, ai filloi të performojë këngën që i ka dedikuar asaj, ndërsa publiku shpërtheu në brohorima.

Sigurisht që kjo video shkoi deri tek Kiara, e cila e ka shpërndarë në “Instastory” duke etiketuar partnerin dhe krahas emrit të tij i ka vendosur një zemër të kuqe.