Lajme

“Luizi po studiohet jashtë, dhe ka tiparet e një ‘jashtëtokësori”

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:12 / 20 April 2023

Ky edicion i Big Brother ka bere qe te krijoj shume personazhe qe tani publiku u pelqen mjaft shume me te cilet me disa eshte mesuar qe prej me shume se tre muaj e disa prej tyre qe kane ardhur me vone por qe perseri kane fituar simpatine e publikut per disa veqori qe ata i pelqejne.

E padyshim lojtari me i forte i te gjitha edicioneve te Big Brother Albania eshte kengetari Luiz Ejlli i cili ka befasuar te gjithe me lojen e strategjine e forte qe ka treguar ne kete loje e qe po vazhdon ende pasi kane mbetur edhe dy jave nga finalja e madhe me 6 maj.

Dje në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutuan disa nga ngjarjet më të komentuara nga Big Brother Vip. Të ftuar ishin Olsi Abazi, Albana Bejko, Eduart Deda, Diola Dosti dhe Gazmend Ujkashi. Ky i fundit është i deklaruar si fans i Luizit prej kohësh dhe sot, ndërsa po komentonte mbi intuitën e tij në BBV bëri një deklaratë që habiti studion. “Ndoshta kjo do t’iu duket si konspiracion, por Luizin e kanë marrë në studim jashtë se është bërë viral.

Është një dyshim se Luizi ka tiparet e një jashtëtokësori. Unë s’ e them kot”, tha ai, ndërsa kjo deklaratë shkaktoi shumë të qeshura në studio. Intuita e tij e forte eshte komentuar aq shume pasi ai i ka kapur gjerat aq shpejt sa shume nga publiku kane dyshuar se ai merre informacione ne dhomen e rrefimit.