Lajme

Luizi provon një tjetër profesion, zbulohet surpriza

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:57 / 12 May 2023

Luiz Ejlli ka nisur direkt punën pas daljes nga BBV duke qenë i angazhuar me projekte muzikore e koncerte.

Ditën e diel, Luizin do e shohim edhe si aktor tek Portokallia. Ka qenë aktori Devis Myslymi, ai i cili na i ka bërë me dije këtë gjë përmes një foto të postuar në InstaStory. Luizi do të jetë i ftuari i personazhit “Braçe” tek Portokallia, teksa shfaqet duke mësuar tekstin.

Po ashtu, edhe Veton Golaj, i cili e imiton Luizin tek Portokallia, ka postuar një video ku shfaqet bashkë me këngëtarin shkodran në ambientet ku qëndron stafi i Portokallisë.

Luizi provon një tjetër profesion, zbulohet surpriza